Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se skuadra italiane AC MIlan ka arritur marrëveshje me atë angleze, Chelsean, për transferimin e Joao Felix.
Sipas Romanos, marrëveshja do të në formë huazimi deri në fundin e këtij sezoni, pa mundësi të blerjes.
Tutje, bëhet e ditur se për pjesën e mbetur të këtij edicioni paga e portugezit do të mbulohet plotësisht nga "Rossonerët", e po ashtu këta të fundit do të paguajnë 5 milionë kartonin e huazimit.
Joao Felix, pritet të udhëtojë drejt Italisë për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe firmosur kontratën.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.