Mësuesja Caroline Berriman, po qëndron në burg sepse ka bërë seks rreth 50 herë me nxënësin e saj 15 vjeçar.
Berriman ka bërë rregullisht seks me nxënësin e saj (identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur).
Ajo i ka dhënë atij matematikë dhe gjuhë angleze, por ajo e kishte kontaktuar atë për t’i kërkuar numrin e telefonit, transmeton Klan Kosova.
Ata patën një lidhje për pesë muaj me rradhë, dhe nxënësi tregon që ishin bërë aq të afërt sa që vajza e saj filloi ta quaj atë “baba”.
“Ne filluam që të shkruajmë e të flasim aq shpesh me njëri-tjetrin. Më pas fillova që të shkojë tek ajo për vikende”.
“E tërë kjo po bëhej serioze”.
“Ne erdhëm deri në një pikë ku vajza e saj filloi të më quante baba”.
“Unë i thoja që nuk jam babai yt, por jam mik i nënës tënde”, është shprehur 15 vjeçari.
Kjo lidhje u bë e ditur për publikun, kur djaloshi i tregoi vëllait dhe nëna e tij e kuptoi.
Berriman është e dënuar me dy vjet burg dhe është dënuar që të shërbej 250 orë pune për komunitetin.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.