Një mësues i një shkolle fillore në Amerikë ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t`u përshëndetur çdo ditë me secilin nga nxënësit e tij.
Bëhet fjalë për Barry White Jr., një mësues i klasës së pestë në shkollën fillore "Ashley Park" në Charloote të Karolinës Veriore shtrëngon duart në një formë tejet të veçantë me nxënësit e tij 10 dhe 11-vjeçar para se të fillojnë mësimet, transmeton Klan Kosova.
Videoja me stilet e tij të duarve, për të cilat është frymëzuar nga ikona e basketbollit LeBron James, thuhet se ka marrë më shumë se 29 milionë shikime në internet.
White Jr. e ka paraqitur këtë edhe në emisionin e mëngjesit "Good Morning America".
Ai tha se ky shtrëngim duarsh i bën nxënësit të ndihen më të sigurt para se të fillojnë mësimin, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=61&v=I0jgcyfC2r8
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.