11.06.2015 · përditësuar para 4047 dite1 min lexim
Mësuesi, Cesare Cata nga Fermo e Italisë nxënësve të vet iu ka dhënë detyra të veçanta për pushimet e verës.
“Kërceni pa turp dhe ëndërroni jetën tuaj. Mos flisni fjalë të këqija dhe jini gjithmonë të sjellshëm. Të paktën njëherë, shihni agimin e mëngjesit” ishin detyrat e tij.
“Lexoni dhe ëndërroni të ardhmen tuaj. Nëse ndiheni të trishtuar apo të frikësuar, mos u shqetësoni. Vera, si të gjitha gjërat e mrekullueshme, vendos në vend të parë shpirtin. Provoni të shkruani një ditar”, transmeton Klan Kosova.
Cata ka treguar së është frymëzuar nga roli i John Keating në filmin “Dead Poets Society” që është luajtur nga Robin Williams.
Ai hipte mbi katedër “për të kujtuar veten time se duhet t’i shohim gjërat nga këndvështrime të ndryshme”.
“Për shkak të tij sot kam këtë profesion”, tha ai duke shtuar se e sheh nevojën që të plotësohet pasioni për diturinë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.