Lajmet e fundit

"Më fol siç duhet. Mos trego mungesë respekti ndaj meje", i tha Messi arbitrit portugez.Incidenti u komentua gjerësisht në platformat sociale. Një pjesë e tifozëve vlerësuan reagimin e 39-vjeçarit, duke argumentuar se ai kërkoi vetëm respekt në komunikimin me arbitrin. Në anën tjetër, nuk munguan as kritikat, pasi shumë përdorues ngritën pyetjen se përse Messi nuk u ndëshkua me karton pas këtij momenti. Pavarësisht polemikave, Argjentina e menaxhoi mirë pjesën e mbetur të sfidës dhe siguroi kualifikimin në mesin e katër kombëtareve më të mira të turneut. Fitorja ndaj Zvicrës e konfirmoi ekipin e Lionel Scalonit si një nga favoritët kryesorë për ta fituar Botërorin, që do të ishte titulli i katërt në historinë e Argjentinës. Në gjysmëfinale, Argjentina do të përballet me Anglinë, në një sfidë që pritet të zhvillohet të mërkurën dhe që konsiderohet njëra nga ndeshjet më të mëdha të këtij edicioni të Kupës së Botës.