Një grua nga Baltimore e ShBA-së e cila fitoi çmimin prej 50 mijë dollarësh në lotari, tha se nuk e zbuloi fatin e saj të mirë deri disa javë më vonë.
Lojtarja u tha zyrtarëve të Maryland Lottery se ajo luan rregullisht lotari, por nuk i kontrollon biletat e saj derisa ato të grumbullohen në një pirg.
Gruaja tha se po përdorte aplikacionin e lotarisë në telefonin e saj kur vendosi të kontrollonte biletat e saj të fundit dhe zbuloi se kishte fituar çmimin prej 50 mijë dollarësh në shortin e mbrëmjes së 1 majit.
"Unë nuk e dija se fitova deri disa javë më vonë", tha ajo.
Lojtarja theksoi se nuk e di se si do t'i shpenzojë paratë e saj të çmimit, por nuk ka në plan të ndalojë së luajturi lotarinë.
“Do të doja të ishin edhe disa zero që të mund të tërhiqesha”, tha ajo.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.