Steve Fugate është një njeri që mund të i’u inspirojë që ta doni jetën.
Historia e tij është shumë tragjike, por dëshira e tij për jetën do të ju mahnitë, transmeton Klan Kosova.
Në vitin 1999 djali i tij vrau veten, disa vite më pas vajza e tij vdiq nga mbidoza.
Si një 64 vjecar ai ka ecur përgjatë gjithë ShBA-së që të ngritë vetëdijen për depresionin dhe vetëvrasjen si dhe t’i inspirojë njerëzit e tjerë që “ta duan jetën”.
Pas kaq vitesh ai prapë vazhdon të ecë në mënyrë që t’i inpirojë të gjithë me një mesazh që është vështirë që ta injorosh.
Ai ecën me nje pankartë mbi kokë ku shkruhen vetëm këto dy fjalë:
“Duaje jetën”.
“Dëshirojë ta shërojë një zemër të thyer gjersa ende është duke rrahur”.
“Unë e dua jetën më shumë se gjithcka”, u shpreh Fugate.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.