Si ish-kryenegociatorja e parë e Kosovës me Serbinë, u bë pjesë edhe e takimeve të mëvonshme që drejtuesit më të lartë shtetëror patën me homologët nga Beogradi.
Por, pavarësisht pozitës në prapavijë, Edita Tahiri, pati momente shpërthyese në rastet kur liderët e Serbisë, nuk po lëshonin pe në bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian.
Madje, në një rast ishte ballafaquar vet me Aleksandar Vuçiqin në kohën sa ai ishte shef qeverie.
E ky reagim i saj, thotë të kishte qenë goditës edhe për shëndetin e ish-ministrit të Sllobodan Millosheviqit.
Për më tepër, ndiqeni kronikën më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=al2EZNthyI0
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.