Lajmet e fundit

Kombëtarja e Kosovës e nisi keq garën për Ligën e Kombeve, duke u mposhtur 3-0 në shtëpi nga Rumania.
Ndërsa dy ditë pas lojës, Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se 3 lojtarë janë përjashtuar nga grumbullimi me kombëtaren.
Ata ishin: portieri Arijanet Muriq, sulmuesi i krahut Edon Zhegrova dhe i mesfushorit, Florent Muslija.
Ndonëse detaje nuk dhanë, FFK-ja tha se ata shkelën rregulloren e ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.
Megjithatë, Klankosova.tv në ndërkohë mësoi se treshja kishin dalë në një nga klubet e natës në Prishtinë.
Sipas burimeve të Klanit, kjo nuk ishte hera e parë që ata kanë vepruar kështu.
E në ndërkohë, Klankosova.tv kontaktoi me portierin Muriq, i cili hodhi poshtë pretendimet.
“Vendimi për ne nuk ishte aspak i drejtë dhe llafet që po qarkullojnë nuk janë aspak të vërteta”, u shpreh Muriqi për Klankosova.tv.
Portieri i Kosovës aktualisht është pjesë e ekipit Ipswich Town të Premier Ligës angleze, dhe lajmi për të sigurisht që ka zënë vend në mediat në ishull.
Janë mediat “The Mirror” dhe “The Irish Mirror” ato që kanë raportuar për Muriqin, ndërsa si burim kanë cituar Klan Kosovën.
[caption id="attachment_2374310" align="alignnone" width="1008"]
The Mirror citon Klan Kosovën[/caption]
[caption id="attachment_2374308" align="alignnone" width="640"]
The Irish Mirror citon Klan Kosovën[/caption]
Dy mediat e sipërpërmendura kanë cituar pikërisht deklaratën e Muriqit për Klankosova.tv, ku ai i ka mohuar pretendimet për shkuarje në klub nate dhe qëndrim deri në orët e vona në to.
Ndonëse ai nuk u paraqit në ndeshjen e radhës të Kosovës kundër Qipros, ai postoi në Instagram një foto të veten duke e shikuar ndeshjen. /Klankosova.tv