22.12.2015 · përditësuar para 3851 dite1 min lexim
Njëri nga baballarët më të vjetër të Britanisë së Madhe, e ka festuar lindjen e fëmijës së tij, nëna e së cilit është e dashura e tij 43 vjet më e re.
Instruktori i vozitjes, John Willows së pari ishte bërë baba në ditën e krishtlindjeve në vitin 2011, me partneren e tij Polly Jackson D'zacchaeus, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo, çifti tani po e feston lindjen e një fëmije tjetër, Davidit. Çifti thotë se është më të dashuruar se kurrë, dhe se krishtlindjet do t’i presin me fëmijën e tyre të dyta dhe vajzën 3 vjeçare që quhet Esther.
John tashmë është edhe gjyshi i tre fëmijëve, dhe ka dy djem të rritur të moshës 40 dhe 42 vjeçare, dhe ka thënë se fëmijët i kanë ndihmuar që gjithmonë të ndjehet i ri.
Ai ka shtuar: “S’kam qenë kurrë më i lumtur në jetë. E humba gruan nga kanceri 11 vjet më parë dhe mu desh shumë kohë që ta rimerrja veten”.
“Jam shumë i lumtur që u takova me Polly’n dhe ajo është dashuria e jetës time. Fëmijët më bëjnë të ndjehem i ri dhe të vazhdoj të jetoj. Gjithmonë marrim komente të pahijshme për dallimin e madh që kemi në moshë, por kjo s’na shqetëson aspak. S’mund ta vësh moshën para dashurisë dhe shumica e njerëzve janë shumë suportivë. Ata janë të gëzuar tek na shohin të lumtur”.
Çifti nuk jeton bashkë dhe nuk e kanë në plan që të martohen, mirëpo ata jetojnë afër njëri tjetrit.
Polly thotë se ata s’e kanë ndërmend të bashkëjetojnë për shkak se kjo s’është e mundur financiarisht.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.