Pas shumë e shumë pritjesh gjirafa më e famshme në botë ka lindur, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Gjirafa April, shtatzënia e vonshme e se cilës është parë nga miliona njerëz, solli në jetë të voglin e katërt.
“Ne jemi bërë me bebe! Gjithçka është perfekte. Kjo është e mrekullueshme” ka thënë pronari i parkut Jordan Patch.
Që kur filloi transmetimi live i lindjes së saj në muajin shkurt, gjirafa April është bërë tejet e famshme në internet.
Ende nuk janë dhënë detaje për gjininë e të voglit, ndërsa është bërë e ditur që të dy janë në gjendje shëndetësore të mirë.

●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.