Lajmet e fundit

Portugalia fitoi kundër Skocisë, me një gol më shumë.
Loja përfundoi me rezultat 2-1, raporton Klankosova.tv.
Fillimi i ndeshjes nisi mirë për Skocinë, pasi lojtari i saj Scott McTominay e tundi rrjetën e Portugalisë, në minutën e 7-të.
Në pjesën e parë të lojës, Skocia mbeti në avantazh, gjendje kjo që ndryshoi në pjesën e dytë.
Bruno Fernandes, e barazoi rezultatin minutën e 58-të, në ndeshjen e cila u luajt në kuadër të Ligës së Kombeve.
E pak para se të përfundonte ndeshja, nuk mungoi një gol i shënuar nga legjenda e futbollit.
Cristiano Ronaldo e tundi rrjetën e Skocezëve në minutën e 88-të, duke shënuar kështu golin e fundit të kësaj ndeshjeje.