Lajmet e fundit

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kthyese mes Ballkanit dhe Santa Colomas në kuadër të kualifikimeve për Champions League.
Suharekasit po luajnë me një lojtar më pak në fushë që nga minuta e 38-të e takimit, pasi Adetunji u ndëshkua pasi e goditi kundërshtarin me bërryl, njofton Klankosova.tv.
Pjesa e parë u dominua nga Ballkani, ku pati dy shanse të mëdha shënimi, një në minutën e parë me Bleart Tolajn dhe një minutën e 47-të me Almir Kryeziun, por që asnjëri s’arriti të shënonte.
Ndeshjen e parë, Ballkani e ka fituar me rezultat 2-1, ndërsa për t’u kualifikuar tutje i mjafton vetëm barazimi.