Lajmet e fundit

Ndeshja mes Ferizajt dhe Ballkanit ka përfunduar me rezultat baras.
Të dy skuadrat shënuan nga një gol, kampionët në pjesën e parë, ndërsa “ujqit” në të dytën.
“Xhebrailat” kaluan në epërsi kur Walid Halimi futi topin në rrjetën e kundërshtarëve, në minutën e 26-të. Fillimisht u mendua se kjo u realizua në pozitë jashtë lojë, por në minutën e 30-të u vendos se ishte në mënyrë të rregullt.
E skuadra e Ferizajt, e barazoi rezultatin më minutën e 84-të, raporton Klankosova.tv.