Lajmet e fundit

Gjilani dhe Ballkani kanë shkuar baras në pushim të pjesës së parë, me dy gola që ranë brenda një minute.
Robert Rrahmani kaloi vendësit në epërsi në minutën e gjashtë, teksa pak sekonda më vonë, realizoi Ballkani përmes brazilianit Queven.
Ky ballafaqim në kuadër të xhiros së dytë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, po zhvillohet në stadiumin me bar artificial në kryeqendrën e Anamoravës.
Aktualisht, Ballkani ka marrë pikët e plota në javën e parë ndaj Dukagjinit, kurse Gjilani ka barazuar me Llapin në Podujevë.