Lajmet e fundit

Kanë përfunduar pjesët e para në dy garat e futbollit evropian, Europa League dhe Europa Conference League.
Befasia e pjesëve të para është Atalanta, të cilët po e mposhtin Liverpoolin në “Anfield” me rezultat minimal prej 0-1, me golin e Scamaccas të shënuar në minutën e 38-të.
Fitore minimale në pjesën e parë po shënon edhe Roma në udhëtim te Milani, ku golin e vetëm deri më tani në takim e shënoi Mancini në minutën e 17-të, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, humbje po pëson edhe Lille i Edon Zhegrovës përballë Aston Villës. Anglezët shënuan qysh në minutën e 13-të të takimit, por që Lille po e dominon ndeshjen.
Kurse, Bayer Leverkuseni po luan baras me Ëest Hamin, e Benfica po fiton kundër Marseille, njëjtë siç po bën edhe Club Brugge kundër Paokut.