Lajmet e fundit

Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 1-1 në ndeshjen në mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit.
Fillimisht në epërsi kaluan vendasit me anë të Raphinas, në minutën e 12’.
Ndërsa në minutën e 29’, Barça mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit me karton kuq të Ronald Araujos.
Në minutën e 40’ Ousmane Dembele e barazoi rezultatin 1-1, pas asistimi fantastik të Bradley Barcolas.
Rezultati aktual i përgjithshëm nga dy ndeshjet është 4-3, në favor të Barcelonës.
Në ndeshjen tjetër, Borussia Dortmundi po fiton me dy gola epërsi ndaj Atletico Madridit.
Golat i kanë shënuar Julian Brandt në minutën e 34’ dhe Ian Matsen, në minutën e 39’.
Rezultati i përgjitshëm nga dy ndeshjet në këtë takim është 3-2 në favor të Dortmundit.