14.04.2016 · përditësuar para 3736 dite1 min lexim
Ajo është mbretëresha e Bhutan, një vend i vogël malor, mes Indisë dhe Kinës.
25 vjeçarja Jetsun Pema cilësohet nga media si “Kate Middleton e Himalajeve”. Ajo ka mahnitur popullsinë vendase me bukurinë, modestinë dhe me devotshmërinë e saj.
E bija e një piloti, ashtu si Kate, ajo është një model frymëzimi, sepse nga një njeri i thjeshtë arriti të martohet me mbretin e vendit, Jigme Khesar Namgyel Wangchuck i Bhutan-it, shkruan tvklan. Ashtu si Dukesha e Cambridge, edhe Jetsun rrjedh nga një familje e e thjeshtë, ka studiuar për arte dhe shquhet për stilin e saj të veshjes.
E fejuar me trashëgimtarin e kurorës në moshën 21 vjeçare, Jetsun Pema është mbretëresha më e re në botë.
Çifti mbretëror është shumë i dashur nga vendasit dhe shikohet në vendin e vogël malor, si shumë modern.
Kjo jo vetëm për jetesën e tyre të thjeshtë dhe modeste, por dhe sepse ka thyer rregulla të protokollit mbretëror, një ndër to ajo e të puthurit në publik dhe jetesa së bashku para martese.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.