Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II, siç duket është parë të dalë nga Pallati i saj Mbretëror, me disa valixhe.
Kjo gjë mbretëreshës i ndodhi të kapet për herë të parë ngase asnjëherë nuk i kishte ndodhur diçka e tillë, transmeton Klan Kosova.
Ajo nuk po bënte ndonjë udhëtim, por në Pallatin Mbretëror kishte ndodhur diçka që kishte dëmtuar instalimet elektrike.
Pallati për herë të fundit u renovua në vitin 1952, dhe kjo ishte hera e parë për mbretëreshën të largohej nga pallati i saj qysh nga Lufta e Dytë Botërore.
Të gjithë të pranishmit në pallat do t’a lirojnë atë për t’a rregulluar.
Vlerësimi i parë për renovimin e Pallatit Buckingham duket të jetë 150,000,000 £.