Kylian Mbappe ka hyrë në historinë e futbollit francez.
Sulmuesi i Francës realizoi dy gola në fitoren 3-1 ndaj Senegalit në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares franceze.
Me këtë dygolësh, Mbappé arriti në kuotën e 58 golave në vetëm 99 paraqitje me fanellën e Francës, duke lënë pas Olivier Giroud, i cili e kishte mbajtur rekordin me 57 gola në 137 ndeshje.
Në moshën 27-vjeçare, kapiteni i Francës vazhdon të thyejë rekorde dhe tashmë synon edhe një tjetër arritje historike: rekordin absolut të golave në historinë e Kupës së Botës, ku i duhen vetëm dy gola për të barazuar Miroslav Klosen. /Klankosova.tv●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.