Sulmuesi i talentuar i Bayern Munchenit Mathys Tel, duket se ka vendosur të largohet nga klubi në afatin kalimtar të janarit.
Kjo u bë e ditur nga gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Sipas Romanos, si lojtari ashtu edhe Bayern Munich po vlerësojnë me kujdes të gjitha opsionet e disponueshme në treg, duke lënë të hapur mundësinë për një transferim në javët që vijnë.
Për 19-vjeçarin, një nga klubet që kanë treguar interes është edhe Chelsea.
Vlera e futbollistit, sipas Transfermarkt, aktualisht qëndron në 30 milionë euro.
Por, kjo shifër mund të ndryshojë në varësi të ofertave që mund të paraqiten nga klubet e interesuara, transmeton Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.