15.07.2015 · përditësuar para 4012 dite1 min lexim
Kur Diane dhe Darlene Nettemeier janë martuar me Craig dhe Mark Snaders, të gjithë ishin surprizuar përveç motrës së tyre më të madhe, Tina.
Diane është binjake identike me Darlene, burrat e tyre poashtu janë binjakë identik, transmeton Klan Kosova.
Jo vetëm që binjaket identike janë martuar me binjakët identik, por ata jetojnë derë më derë në Houston.
Mark Sanders u dashura menjëherë në buzëqeshjen e Darlene, në gusht të vitit 1998.
“Unë dhe Diane ishim duke biseduar me disa binjakë të tjerë, kur Mark erdhi të fliste me ne”.
“Ai më tregoi që ai është binjakë dhe vëllau i tij është në dhomën e hotelit, dhe unë në atë moment e kuptova që ai është për mua”, shprehet Darlene.
Edhe Diane u dashurua menjëherë në Craig.
Në mars të vitit 1999, vëllezërit Mark dhe Craig, i propozuan motrave Dalene dhe Diane.
Çiftet u martuar vetëm tetë muaj më vonë, në një ceremoni të përbashkët.
Nuset u veshën me fustane të njëjta.
Sot 16 vite pas, ata ndajnë të njëjtin kopsht.
Diane dhe Craig, kanë tre djemë, Brady dhe Colby binjakë identik dhe Holden.
Darlene dhe Mark kanë dy vajza, Reagan dhe Landry.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.