Në momentin që mbaron pasioni, që mbaron aventura, mbaron emocioni dhe martesa shkon në një devijim tjetër, por nëse ti amplifikon martesën në sensin që mendon që do të jetë gjithmonë një aventurë dhe dashuri e cila nuk transformohet, logjikisht martesa do të sjellë dështime të brendshme, deklaroi psikiatrja Artiola Hoxha në emisionin Kosova Today në Klan Kosova.
Sipas saj, martesa është një provë evoluimi, nëse do të mësosh të dashurosh të njëjtin njëri në forma të ndryshme.
“Mendoj që martesa është një kontratë e mirëfilltë. Dashuria ka ekzistuar gjithmonë, por evolucioni real që ka ndodhur në shoqëri ku martesa është fushë me lule dhe do të ketë dashuri të përjetshme, ka filluar pikërisht në momentin kur nuk kishte më ekonomi dhe njerëzit u ushqyen me këto faktorë”.
“Martesa vjen me shumë obligime dhe përgjegjësi për të cilat mendoj se nuk janë të trajnuar mjaftueshëm sot të rinjtë që martohen”, tha psikiatre Hoxha.
Për më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:
https://youtu.be/aWNGKuQtJN0?t=48
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.