Një bibliotekë në Massachusetts të ShBA-së po i lejon klientët me sende të humbura ose të dëmtuara të paguajnë tarifat e tyre me një formë të pazakontë: fotografitë e maceve.
Biblioteka Publike Worcester njoftoi programin e saj "Mars Meowness", i cili zgjat deri në fund të muajit dhe i cili do t'u lejojë klientëve të bibliotekës të pastrojnë llogaritë e tyre nga gjobat nëse paraqesin një foto ose vizatim të një maceje në vend të parave.
“Edhe nëse nuk keni mace në jetën tuaj, prapë mund të vizatoni një të tillë”, tha drejtori ekzekutiv i Bibliotekës Publike Worcester, Jason Homer për NBC Boston. "Edhe nëse është një nga macet e mëdha, si një tigër apo luan, dhe ne do të jemi të emocionuar t'i shohim ato".
Biblioteka tha se programi u frymëzua kur zyrtarët vunë re se një numër i madh klientësh të rinj kishin grumbulluar gjoba të konsiderueshme që nga fillimi i pandemisë COVID-19.
Ata theksuan se më shumë se 400 llogari u pastruan nga gjobat gjatë pesë ditëve të para të muajit.
Faqja e internetit e bibliotekës sqaroi se programi nuk kufizohet vetëm në imazhet e maceve: "Ne do të pranojmë edhe mace nderi, kështu që ju mund të na tregoni një foto ose vizatim të një qeni, rakuni, orkës ose ndonjë kafshë tjetër".
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.