Kush ka para do ta nis procesin, a ata dhe ato që nuk kanë, presin.
Kështu rezulton marrëveshja më e re e arritur së fundmi ndërmjet institucioneve shëndetësore bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë, në mënyrë që të nis shërbimi i frytnimit të asistuar në sektorin publik.
Pra, të gjitha ato çifte që kanë mundësi financiare për ta blerë terapinë hormonale do të vazhdojnë tutje më këtë procedurë në fazën e stimulimit, dhe nuk do të presin derisa të arrihet furnizimi i plotë.
Kjo u tha të jetë zgjidhje e përkohshme që u bë si pasojë e dështimit të tenderëve.
Preparatet e munguara nuk janë edhe aq të lira, megjithatë. Vetëm njëra nga to kushton 300 deri 400 euro, por që konsiderohet e përkohshme dhe më e lirë krahasuar me sektorin privat.
Fillimi i projektit nacional të frytnimit të asistuar në sektorin publik ishte përuruar me pompozitet të lartë, 5 muaj më parë. Megjithatë, deri tashti nuk është jetësuar ende.
Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=TEd4tG8DGeY
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.