Vënia para drejtësisë e kryeterroristit, Milan Radoiçiq bashkë me grupin e tij paramilitar është një nga kushtet kryesore që Serbia të hap kapitullin 3 për bisedime për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Këtë e tha vet i pari i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel ku takoi krerët e BE-së.
Fillimisht, në nisje të takimit në Bruksel, Vuçiq i tregoi kryetares së Komisionit Evropian për një porosi nga Moska, që ajo e neutralizoi.
Kështu presidentja e KE-së, Ursula von Der Leyen, bashkë me kryetarin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, nisën darkën e punës të mërkurën mbrëma.
Pas saj, presidentja evropiane tha se me mysafirin nga Beogradi, mes tjerash biseduan për reformat që Serbia i ka detyrë t'i bëjë, duke thënë se zgjerimi është imperativ gjeostrategjik dhe se pala serbe duhet rreptë të rreshtohet me politikën e jashtme dhe të sigurisë me BE-në.
Kurse mysafiri, foli për hallin e madh që e ka shteti në drejtim të BE-së.
Pos me evropianët duket që pala serbe ka telashe të mëdha me dorën e fortë të politikës amerikane, e cila tashmë e ka futur në sanksione Industrinë e Naftës së Serbisë, për shkak të pronësisë mbi 50% të Rusisë në të.
Ndryshe më 17 dhjetor në Bruksel mbahet Samiti i madh mes liderëve të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe 27 anëtarëve të BE-së.
https://www.youtube.com/watch?v=sIibUcjMMuc
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.