Në datën që është e rëndësishme për krejt kombin shqiptar, shumë liderë të Kosovës dhe Shqipërisë u bënë bashkë në Vlorë për ta ngritur edhe një herë simbolikisht flamurin kuqezi.
Atje ishin presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kryeministri shqiptar Edi Rama të cilët vendosën edhe kurorë pranë “Sheshit të Flamurit".
Qytetarë të shumtë nga Kosova gjithashtu zgjodhën Vlorën për ta festuar 28 Nëntorin.
Detajet mund t'i gjeni në kronikën e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=AAIXny17YCI
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.