Traditat nga krejt vendet shqipfolëse bëhen bashkë në kryeqendrën shqiptare.
Të martën e 28 nëntorit, kur shënohet 111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, Tirana do të jetë nikoqire e Paradës Kuq e Zi, që do nis nga mesdita, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Gjithçka do të jehojë kuq e zi, si ide e të rinjve shqiptarë nga diaspora.
Ftesës iu përgjigjën kryetarë komunash e ansamble anë e kënd rajonit, e takimit me vëllezërit shqiptarë mezi po pritet.
Asociacioni i Komunave Kosovare mori rrugë për Tiranë të hënën, ku kanë edhe disa vizita.
Në mesin e kryetarëve e nënkryetarëve kosovarë që udhëtuan drejt Shqipërisë, sipas Ibrahimit nuk ka asnjë nga komunat ku qeverisë Vetëvendosja.
https://www.youtube.com/watch?v=PijjOzFWDyg
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.