03.06.2016 · përditësuar para 3686 dite1 min lexim
Manekenja suedeze Pixee Fox, 26 vjeçare, iu është nënshtruar 19 procedurave kozmetike me qëllim të përafrimit të pamjes së saj me personazhet e dashura vizatimore si Jessica Rabbit dhe Aurora nga “Bukuroshja e Fjetur”.
Vitin e kaluar ajo i kishte hequr gjashtë brinjë me qëllim që ta bënte trupin në formën e orës me rërë.
Tash i ka harxhuar 5.300 euro për t’i bërë sytë e saj të gjelbër përgjithmonë”.
“Kjo është një gjë që e kam dashur prej kur kam qenë e vogël”, transmeton Klan Kosova.
Ky intervenim kirurgjikal nuk iu mundësohet të gjithëve, por në shtetet perëndimore shfrytëzohet për t’i korrigjuar abnormalitetet e bebëzës së syrit.
Prandaj, në muajin prill Pixee ka shkuar në New Delhi, Indi, ku Dr.Suraj Munjal e ka realizuar operacionin në spitalin Spectra Eye.
Procedura ka përfshirë vendosjen e dy implanteve intraokulare të prodhuara nga kompania amerikane BrightOcular.
Implantet janë injektuar në sy dhe aty do të qëndrojnë përjetësisht. Operacioni ka zgjatur 15 minuta.
VIDEO
https://www.youtube.com/watch?v=0kPvr7t6S7w
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.