Lajmet e fundit

Raportohet se Manchester United, është një hap më afër se të gjithë për të nënshkruar me sulmuesin e Brentfordit, Ivan Toney.
Reprezentuesi anglez pritet gjerësisht të largohet nga “Bletët” gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, dhe Arsenali dhe Chelsea me sa duket kanë qenë favoritët për të siguruar nënshkrimin e tij.
Megjithatë, interesi i Arsenalit besohet se është ftohur javët e fundit, ndërkohë që Chelsea mendohet se po shikon opsione alternative në treg, me “Blutë” që po ashtu ofrohen për të përmirësuar sulmin e tyre këtë verë.
Sipas The Mirror, Man United ka kaluar në një pozicion të fortë për të nënshkruar Toney, i cili ka një kontratë me skuadrën e Thomas Frank vetëm deri në fund të sezonit 2024-25.
Raporti pretendon se “Djajtë e Kuq” e shohin 28-vjeçarin si sulmuesin ideal për të plotësuar Rasmus Hojlund, i cili ka marrë një rol udhëheqës në ekip këtë sezon për shkak të problemeve të fitnesit të Anthony Martial, shkruan Sportmole.co, transmeton Klankosova.tv.