Lajmet e fundit

Klubi spanjoll ku luan sulmuesi i Kombëterës së Kosovës, Vedat Muriqi, i ka bërë një befasi futbollistit.
Mallorca ia ka dërguar fanellën e Lirisë së Prizrenit, me emrin e kosovarit, teksa 'bomberi' flet për historinë me ish-klubin e tij, vështirësitë pas luftës dhe krenarinë për klubin amë, njofton Klankosova.tv.
Fanellën në adresë të ekipit spanjoll e kanë dërguar vetë prizrenasit, e që klubi i La Ligas me dëshirë e ka befasuar lojtarin.
Për këtë gjë, "Los Bermellones" morën falenderime nga Liria.
"Jemi krenarë si klub që ish-lojtari ynë, i rritur te FC Liria dhe në qytetin e Prizrenit, Vedat Muriqi, ka arritur kaq sukses në karrierë dhe po tregon performancë të jashtëzakonshme te klubi i Mallorcas, Muchas Gracias", shkruhet në postimin e skuadrës nga Prizreni.