Lajmet e fundit

Ka përfunduar aventura evropiane edhe për skuadrën tjetër kosovare, Malishevën.
Kjo pasi Malisheva u mposht me rezultat të thellë nga ekipi malazez, Buducnost prej 3-0.
Golin e parë për vendasit e shënoi Ivanoviq në minutën e 32-të të takimit, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë, njofton Klankosova.tv.
Kurse, malazezët e dyfishuan epërsinë në minutën e 56-të me anë të Griviq, teksa shpresat kosovarëve për vazhdime iu shkëputën në minutën e 88-të kur Perisiq shënoi për 3-0.
Me këtë humbje, Malisheva nuk do të ketë mundësi që të vazhdojë më në garat evropiane, pasi Conference League është liga më e ulët evropiane.