Lajmet e fundit

Malisheva e ka mësuar kundërshtarin e vet në Conference League.
Në raundin e parë, skuadra e drejtuar nga Qëndrim Kida, do të ketë punë me ekipin nga Mali i Zi, Buduçnostin.
Malisheva në ndeshjen e parë e cila luhet më 11 korrik, do të jetë nikoqire e skuadrës malazeze.
Derisa më 18 korrik do të luhet ndeshja e kthimit.
Malisheva që nga viti 2016-të kur edhe u themeluan kanë shënuar suksese të vazhdueshme.
Fillimisht ata vit pas viti u ngritën në kategoritë e futbollit kosovar, ku në vitin 2021 u bënë pjesë e Superligës.
Këtë edicion ata arritën që të renditen në vendin e katërt, duke lënë kështu jashtë garave evropiane Prishtinën.
Malishevasëve u ka prirë edhe fati, ku falë Ballkanit që fitoi Kupën e Kosovës, ata u kualifikuan në Ligën e Konferencës.