Lajmet e fundit

Malisheva me goxha mund e ka mposhtur si mysafire skuadrën e Gjilanit.
Tri pikë skuadës së tij ia siguroi Faton Bunjaku, në minutin e 93-të.
Pas kësaj fitore skuadra e Malishevës është e dyta me 28 pikë, gjashtë më pak se kampioni aktual Ballkani, që e mban kreun e tabelës.
Kurse, Gjilani është në vendin e gjashtë me 17 pikë.
Ndeshja Gjilani - Malisheva, u transmetua drejtpërdrejtë në kanalin Sport 1 të Artmotion me fillim nga ora 13:00.