Lajmet e fundit

Malisheva pret sot në shtëpi Prishtinën në derbin e javës.
Liderët e Superligës, të cilët nuk njohin humbje që tre xhiro, kërkojnë fitoren ndaj gjigantit kryeqytetas në mënyrë që ta mbajnë avantazhin në kreun e tabelës.
Herën e fundit malishevasit qenë mposhtur në shtëpi nga të Kaltrit, ndonëse vetë kishin fituar si mysafirë ndaj tyre në “Fadil Vokrri”.
Ndeshjen mund ta ndiqni LIVE nga ora 13:00 në Klan Kosova dhe Artmotion Sport 1.