Lajmet e fundit

Duket se jo vetëm njerëzit janë të apasionuar pas trendit të fotografive “selfie”.
Turistja britanike, Lizzy Ware ishte duke ushqyer një majmun në Bali kur ai i mori nga dora shkopin për “selfie” dhe realizoi një të tillë vetëm, transmeton Klan Kosova.
Më pas, mori bananet dhe u vendos mbi kokën e Lizzy-t.
Ajo dhe partneri i saj, Ben Holmes shijuan këtë skenë dhe më pas realizuan edhe një selfie tjetër me mikun e tyre të ri.
“Dukej se ai donte të bënte fotografinë perfekte, dukej shumë i interesuar për fotoaparatin” tha Lizzy.
“Më pas ndjeva se dikush mi kapi flokët dhe e ndjeva se ai ishte mbi kokën time. Nuk e di çka po kërkonte saktësisht por duket se i dukej interesant vathi im. Kam dëgjuar se majmunët dijnë edhe të jenë të rrezikshëm, andaj jam e lumtur se nuk pësuam ndonjë aksident” përfundoi ajo.