Lajmet e fundit

Një udhëheqës voodoo (Një kult i zi fetar, që praktikohet në Karaibe dhe në jugun e SHBA-ve), po akuzohet se ka bërë marëdhënie seksuale me një 11 vjeçare, pasi që e ka bindur nënën e saj ta linte vetëm me vajzën, sepse kështu do shërohej nga e keqja, transmeton Klan Kosova.
Brogenet Cinor është 48 vjeçar, dhe akuzohet që e ka keqpërdorur këtë vajzë dhe dy gra.
“Ai po shfrytëzonte viktimat duke i bërë të besojnë se nëse nuk do i ndjekin këshillat e tij, do të vdisnin nga mallkimi”, është shprehur zëdhënësi i policisë, Cindi McCue.
Vajza i kishte treguar nënës se çfarë i kishte bërë ai disa javë më pas, por vetëm vitin e kaluar ajo morri forcën të e denonconte.
Më vonë gjatë hetimeve policia morri vesh që Cinor “u kishte ofruar shërim shpirtëror” edhe dy motrave në mes të vitit 2008-2009.
Sipas policisë, Cinor ka kryer marëdhënie seksuale me të dyja motrat, njërën prej të cilëve e ka lënë shtatëzënë.
Ai i kishte thënë njërës prej motrave se duhet të e ndërpriste shtatëzaninë, sepse përndryshe do të vdiste.