26.08.2015 · përditësuar para 3970 dite1 min lexim
50 ditë pas vdekjes së maces, Tama, stacioni hekurudhor Kishi në Japoni ka gjetur zëvendësimin.
Shefi i nderit i stacionit është ish-asistenti i Tama- së, Nitama, i cili mundi disa aplikantë të tjerë për këtë pumë.
Kur Tama u punësua, stacioni ishte gati për t'u mbyllur por gëzimi për të parë një mace të veshur me kapelën e një punonjësi të stacionit solli shumë turistë, transmeton Klan Kosova.
Ky gëzim ose ngjarje jo e zakontë solli rreth 2.2million njerëz që kanë hipur në linjën Kishigaëa për të vizituar macen me punën jo të zakonshme.
Tama kishte fituar një “ushtri” të tifozëve besnikë derisa 3.000 njerëz kishin marrë pjesë në funeralin e saj në muajin qershor.
Ndërsa macja e sapo punësuar, Nitama ka të gjitha kualifikimet për të mbajtur një pozitë të tillë derisa ajo ka kaluar të gjitha provimet e saj në stacionin e Shkollës së Trajnimit të maceve, transmeton Klan Kosova.
Presidenti i këtij stacioni hekurdhor, Mitsunobu Kojima , tha për CNN se ai zgjodhi Nitama për këtë punë për shkak se ajo ka marrë "përvojë” të drejtpërdrejtë nga macja Tama.
“Nitama përshtatet me specifikimet e punës në mënyrë të përkryer e cila kërkon " aftësinë për të demonstruar një qëndrim të relaksuar për të punuar me njerëz dhe një gatishmëri për të veshin një kapelë " ka përfunduar ai.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.