Macja Tammy mendohet të jetë macja më e vjetër në Britani të Madhe – pasi që është 26 vjeç e 21 ditë e vjetër.
Tammy që jeton së bashku me pronaren e saj Anna Gough, transmeton Klan Kosova.
Ajo kishte lindur në Manchester më 18 mars të vitit 1990 dhe kjo e bënë atë vetëm shtatë muajsh më të re se macja Corduroy që ka lindur në vitin 1989 dhe nga Libri i Rekordeve Guinness e mban epitetin si macja më e vjetër në botë.
Tammy ishte një dhuratë për Anna kur ajo ishte vetëm katër vjeçare dhe që nga atëherë të dy këta janë të pandarë.
“Kurrë nuk kam menduar se Tammy do të jetonte kaq gjatë”.
“Njerëzit mahniten kur u tregoj se ajo është 26 vjeçare dhe më thojnë që ky është një rekord”, është shprehur Gough.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.