Krejt e zezë nuk ishte, por ters duket se i solli.
Macja që ia preu rrugën kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, mëngjesin e së dielës kur po nisej nga shtëpia, duket se e përcolli edhe në Kuvend.
Si mandatar, ky nuk arriti ta marrë besimin e deputetëve për Qeverinë “Kurti 3”, edhe pse në nisje të seancës u vonua mbi një orë.
Debati u shter në Kuvendin e Kosovës, dhe Qeveria “Kurti 3” u hodh në votim, por mori vetëm 56 vota pro dhe 52 kundër, kundrejt 4 abstenimeve.
Seanca u mbyll, dhe u theksua se do të njoftohet presidentja për të caktuar mandatarin tjetër ose për të caktuar datën e zgjedhjeve. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=VRzXKVf-9dw
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.