Një strehë kafshësh në Virxhinia të ShBA-së po kërkon një shtëpi të re për një mace jashtëzakonisht trupmadhe që peshon 18 kilogramë.
Nga
Richmond Animal Care and Control thanë që macja Patches është në një dietë të veçantë dhe plan ushtrimesh për ta ndihmuar të zbresë në një peshë më të shëndetshme.
"A u zgjuat sot dhe thatë: ‘Le të adoptojmë macen më të madhe që dikush ka parë ndonjëherë?’ Nëse po, ne kemi macen për ju”, tha RACC në një postim në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Veterinerët thonë se macja shtëpiake mesatare peshon rreth 10 kilogramë, edhe pse ky numër mund të ndryshojë sipas racës.
RACC tha që Patches po kërkon një pronar të ri të gatshëm për ta ndihmuar atë të vazhdojë me planin e tij të humbjes së peshës.
Një mace australiane e quajtur Himmy mbajti Rekordin Botëror Guinness për macen më të rëndë kur peshonte 46 kilogramë para vdekjes së në moshën 10 vjeç e 4 muaj në vitin 1986. Organizata e mbajtjes së rekordeve që atëherë ka tërhequr kategorinë e titullit për t’i dekurajuar pronarët që i ushqejnë shumë kafshët e tyre shtëpiake.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.