Lajmet e fundit

USS Gerald Ford pritet të kushtojë rreth 13 miliardë dollarë deri në kohën që do të vendoset.
Kjo luftanije ka për qëllim të lehtësojë stresin dhe mbingarkesën brenda marinës amerikane. Aktualisht, marina operon me 10 mjete transportuese.
Sasia e rritur e energjisë elektrike në bord është ideale që të lejojë që të nisen 25% më shumë aeroplanë në ditë sesa me sistemet e mëparshme.
Ford do të jetë në mesin e luftanije të mëdha në botë që mban më shumë se 4400 persona si staf dhe personal dhe rreth 75 avionë, njofton Klan Kosova.
Me të gjitha përparimet që pritet të ketë kjo luftanije, disa kanë vënë në pikëpyetje strategjinë e një investimi të tillë në këtë kohë kur lufta ndërshtetërore është e rrallë dhe Kina vazhdon të krijojë raketa potenciale anti-anije me diametër të gjatë.
