Një luan është filmuar duke ecur nëpër rrugët e një qyteti bregdetar italian për disa orë pasi u arratis nga një cirk.
Videot shfaqën luanin duke ecur nëpër rrugët e errëta dhe të shkreta të Ladispolit, afër Romës, të shtunën në mbrëmje.
Kryebashkiaku italian, Alessandro Grando paralajmëroi banorët të qëndronin në shtëpi ndërsa policia dhe stafi i cirkut kërkonin të kapnin kafshën, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Në një postim në Facebook, më shumë se pesë orë pasi mesazhi i tij origjinal ngriti alarmin, Grando tha se luani ishte kapur.
https://twitter.com/i/status/1723417904983523575
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.