Një foshnjë është varrosur e gjallë në Los Anxhelos, në bregun e lumit Compton. Foshnja ishte varrosur pranë një piste biçikletash, ku një kalimtar i rastit ka dëgjuar të qarat e bebes dhe trupi i tij ishte akull i ftohtë prej temperaturave të ulëta.
Kordoni i kërthizës ende nuk i ishte hequr dhe fakti që ai ishte gjallë, përbënte një mrekulli.
Tani hetuesit janë në kërkim të nënës së foshnjës së sapolindur, që nuk ka as dy ditë jetë, dhe u shpëtua rastësisht nga qytetari që dëgjoi të qarat.
Burri i cili nuk e kishte të qartë se nga vinte zhurma, njoftoi pa humbur kohë policinë: agjentët e gjetën shumë shpejt vogëlushen që ishte mbuluar me një batanije dhe e çuan me shpejtësi në spital. Mjekët pasi e vizituan, thonë se gjendja shëndetësore e bebes është e qëndrueshme, shkruan albeu.com
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.