Lajmet e fundit

Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, e ka komentuar ngjarjen që ndodhi në Bukuresht në ndeshjen Rumania - Kosova.
Duka tha se tha se ky veprim nuk është veprimi më i mirë, por veprimi i tifozëve rumunë ishte i papranueshëm.
“Kjo është një pyetje me spec, sepse ka brenda njerëz njerëz që duan të dëgjojnë ndryshe, ka brenda edhe rregulla. Bojkoti nuk mendoj që është veprimi më i mirë i mundshëm, por sikurse mendoj se edhe atmosfera e krijuar nga tifozët rumunë ishte fare po fare e papranueshme", tha Duka në Top Albania Radio transmeton Klankosova.tv
"Në momentin që njeriu është në atë lloj presioni atë lloj fyerje e ofendimi mund të marrë edhe vendimin e gabuar. Në atë lloj atmosfere mbytëse dhe ofenduese…”, tha ai.
Sot UEFA mori vendim që "Dardanët" ta humbin ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0.
Kosova u dënua po ashtu edhe me 6 mijë euro për shkak të sjelljes së futbollistëve.
Por, pa ndëshkuar nuk mbeti as Rumania.
Shtëpia Evropiane e Futbollit, e gjobiti kombëtaren rumune me 128 mijë euro.
Të premten e 15 nëntorit, gati pa përfunduar ndeshja futbollistët e Kosovës lëshuan fushën për shkak thirrjeve raciste nga tifozët rumunë "Serbia, Serbia".
Vendimi për tërheqjen e futbollistëve u mor nga kapiteni, Amir Rrahmani.
"Dardanët" në shenjë proteste nuk u kthyen në lojë/ Klankosova.tv