16.07.2015 · përditësuar para 4011 dite1 min lexim
Qindra lodra të seksit janë parë duke u varur në linjat e energjisë elektrike në Portland të Oregonit.
Objekt bardhë e portokall janë parë në rrugët kryesore të qytetit por origjina dhe ideatori i vendosjes së tyre mbetet akoma sekret.
Banorët kanë shpërndarë fotot e kësaj dukurie në rrjete sociale duke shtruar pyetjen se kush mudn ta ketë bërë.
Por, zyrtarë të Komunës janë shprehur se këto objekte nga guma nuk paraqesin rrezik për zjarr, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa një qytetare tha se reagimet e njerëzve kur i shihnin për herë të pare ishin të ndryshme.
“Disa qeshnin, disa do të skuqeshin nga turpi e disa të tjerë do t’i bënin foto” tha ajo.
Hera e parë që këto objekte të lojërave seksuale u panë ishte muajin e kaluar ndërsa ditëve të fundit ato janë shpeshtuar.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.