Takimet janë me personalitete të ndryshme, por kryetema e diskutimit është e njëjta. Këshilli Shqiptaro-Amerikan, që nga viti 1991, lobon për Kosovën dhe popullin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Nuk duam që të humbim miqësinë ndërmjet Amerikës dhe shqiptarëve, pasi qeveritë vijnë e shkojnë”, pohoi kryetari i Këshillit, Haxhi Dauti.
Javën e kaluar ai pati një drekë pune në Uashington me të Dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ish-ambasadorin William Walker. Madje, ky i fundit kishte pasur edhe një pyetje për emisarin amerikan, njofton Klan Kosova.
“E pyeti se si është e mundur që një sllovak dhe një spanjoll të merret me çështjen e Kosovës për paqe me Serbinë. Escobar u përgjigj duke i thënë se Lajçak nuk përfaqëson Bratisllavën e as tjetri Spanjën”, bëri të ditur Dauti.
Ai tregoi se nga Escobar u ngrit shqetësimi që për zhvillimet në veri nuk pati koordinim nga ekzekutivi kosovar.
“Tha nuk jemi të kënaqur se nuk e dimë se çdo të ndodhë, çdo herë është me ndryshime, është kundër medieve, ka filluar të mbyllë media".
E për çështjen e Klan Kosovës, KShA protestoi të mërkurën para Departamentit të Shtetit. Dauti pohoi se organizata që drejton interesohet edhe për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi e Luginë të Preshevës.
https://www.youtube.com/watch?v=rtw0bJkLG1o
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.