Skuadra e Llapit ka pësuar një tjetër humbje në miqësore, e zhvilluar në Antalya të Turqisë.
Kësaj radhe llapjanët, humbën nga skuadra polake, Wisla Krakow fitoi me shifrat 4:0.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatinës kishte luajtur me këtë skuadër edhe në para-kualifikimet e UEFA Europa League gjatë këtij sezoni dhe ishte mposhtur dy herë.
Ndeshjen e fundit miqësore Llapi e zhvillon më 31 janar ndaj FC Hebar Pazardzhik.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.