Lajmet e fundit

Llapi e ka përfunduar aventurën evropiane për këtë sezon me humbje turpëruese nga Brondby me rezultat 8 me 2.
Ndeshjen e parë Llapi e humbi me rezultat 6-0, ndërsa në ndeshjen kthyese, ekipi i Tahir Batatinës nuk arriti më shumë se një barazim prej 2-2.
Të parët që kaluan në epërsi ishin llapjanët me anë të Gashjanit i cili shënoi në minutën e 42-të, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa, danezët shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e dytë, përkatësisht në minutat 53 dhe 61, teksa 5 minuta më vonë Mikkelsen shënoi në portën e tij për t’i barazuar shifrat.
Llapi vazhdon që të mos ketë ende asnjë fitore në garat evropiane, pavarësisht se është hera e tretë që merr pjesë.