Lajmet e fundit

Llapi e ka larguar nga radhët e veta edhe një futbollist.
Bëhet fjalë për Ilir Krasniqin, i cili është transferuar në Ukrainë tek klubi, Kolos Kovalivka.
Njoftimi u bë përmes një komunikate nga klubi llapjan.
Largimi i Krasniqit vie pas tre vjet e gjysmë.
Ai zhvilloi 121 paraqitje për skuadrën e drejtuar nga Tahir Batatina, duke i shënuar katër gola dhe bërë katër asistime.
"Është koha që ai të shijoj karrierën jashtë Kosovës, e që nuk kemi fare dyshim që edhe në klubin e ri do shkëlqej me paraqitje. Të gjithë anëtarët e KF Llapi urojnë Krasniqin për transferimin e tij si dhe i dëshirojnë shumë suksese në klubin e ri, Kolos Kovalivka", thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv